RREGULLORJA  E GARAVE E FEDERATES SHQIPTARE “ PELLUMBAT E POSTES 2003”

Neni 1  DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

a) Njesia bazë e federatës janë  shoqatat   dhe grupimet.

Federata përgatit për sezonin sportiv  një program i cili do të përfshijë të gjitha  garat  me tabelat  përkatëse si dhe me çmimet që do të shpërndahen Ky program ndërtohet, ndryshohet dhe miratohet nga mbledhja e përfaqsuesve të grupeve. Garat mund të jenë në rang  grupimi  dhe në rang kombëtar.  Secila shoqatë mund të nxjerrë dhe renditje midis anëtarëve të saj. Në fillim të sezonit (në mbledhjen e përfaqsuesve të grupeve) çdo grupim ose individ  cakton në do të marrë pjesë në renditje nazionale ose jo.

Federata i organizon garat në tre grupime kryesore:

1. Grupi i parë (Tirana,Kamza, Mamurrasi, Shijaku,Kavaja)

2. Grupi i dytë (Divjaka,Lushnja, Fieri, Patosi,Kucova, Vlora)

3. Grupi i tretë( Pogradeci, Maliqi.Korca)

Saranda dhe Delvina për shkak të largësisë e zgjedhin vetë në duan të garojnë më vete apo ti bashkangjiten ndonjë grupi ose shoqate tjetër.

b) Fedrata “Pëllumbat e Postës 2003” organizon dy lloje garash në një sezon sportiv:

  • Gara e të rriturve Maj- Qershor (gjashtë hedhje. Numri  i hedhjeve ndyshon në vartësi të kushteve ekonomike financiare të federatës )
  • Gara e Zogjve të rinj Shtator- Tetor. (tre ose kater hedhje. Numri I hedhjeve ndryshon në vartësi të pëllumbave që mblidhen)
  • Gjithashtu organizohet dhe Gara tradicionale e fund – vitit e cila është fakultative dhe organizohet nga vetë shoqatat.

Data e hedhjes për këtë përcaktohet nga vetë shoqata.

c) Ndarja e garave bazuar sipas kilometrave është si më poshtë:

  • Gara Shpejtësië:(velocita, sprint) nga 100 deri 400 km.
  • Gara të mesme:( mezzofondo, middle distance) nga 300 deri 500 km
  • Gara të gjata:(fondo, long-distance) mbi 500 km
  • Maratona: mbi 700 km

Kjo distancë në kilometra i referohet një pike fikse (qendra e grupimit).

d) Vendet e lëshimit duhet të jenë vetëm ato të cilat janë publikuar në programin e miratuar nga Federata Të gjitha garat me karakter nacional janë vetëm ato të cilat janë publikuar nga Federata. Ndryshimi i datave dhe vendeve të leshimit  bëhet vetëm me miratimin e federates.

e) Pëllumbat: Ndryshimi i pronësisë së pëllumbave do të rregjistrohet nga Federata në periudhën kohore nga 1 Nëntori  deri  më 31 Dhjetor , kështu që vitin kalendarik që vjen çdo pëllumb do ti përkasi vetëm një pronari. Cmimet e fituara nga pellumbi me pronarin e pare nuk mund ti transferohen pronarit te dyte megjithese e ka blere ose i eshte dhuruar pellumbi. Keto cmime i atribohen vetem pronarit te pellumbit ne kohen qe ai i ka fituar keto cmime. Te dhenat per keto ndryshime behen On-line ne adresen e Federates ose me shkrim. Asnje rrites nuk ka te drejte te mbaje ose te fusi ne gare pellumbin e nje rritesi tjeter pa lejen e ketij te fundit. ne rast te kundert merren masa deri ne perjashtimin e kundravajtesit nga gara.

f) Federata: Drejtuesi i shoqatës, grupimit apo një person i autorizuar nga ato është i vetmi person përgjegjës për përdorimin e të gjitha të dhënave që i janë dhëne nga federata dhe çdo keqpërdorim i këtyre të dhënave do të shoqërohen nga vërejtje me shkrim deri në pezullim. Do të quhen të antarsuar në Federatë vetëm ato persona, shoqata, të cilat kanë paguar kuotat brenda datës 31 Dhjetor  të vitit në vazhdim. Për anëtarët që hyjnë për herë të parë data e anëtarsimit është e hapur gjithë kohës.  Në datë 1 Dhjetor fillon shpërndarja e unazave për sezonin e ardhshëm.  Ditën që merr unazat rritësi është i detyruar të paguaj kuotizacionin për sezonin në vazhdim. Kuotat e antarsimit nuk kthehen mbrapsh edhe nqs rritesi nuk merr pjesë në gara ose largohet nga grupi. Me shpërndarjen e Unazave dhe mbledhjen e kuotave merren drejtuesit e shoqatave ose përfaqsues të caktuar prej tyre.

Neni 2  RREGJISTRIMI NÉ GARA :

a) Të gjithë individët shoqatat dhe grupimet që do të marrin pjesë në gara janë të detyruar brenda datës 31 Janar ti komunikojnë federatës me një format të dorzuar që më parë , listën me të gjithë pëllumbat që do të marrin pjesë në sezonin  sportiv në vazhdim i ndarë sipas gjinive, të paktën për të rriturit, me mundësinë për modifikime ose shtesa që mund të bëhen në vazhdim gjatë aktivitetit sportiv. Në gara do të marrin pjesë vetëm pëllumbat e pajisur me unazat e lëshuara nga Federata. (me shtatë shifra). Në furmularin e deklarimit të pëllumbave numrat e unazave të pëllumbave si vendas ashtu dhe të huaj  duhet të shkruhen sipas kësaj renditje:

  • Simboli (AL për Shqipërinë  IT për Italinë, DV për Gjermaninë. NL për Hollandën etj
  • Viti i lindjes (me 4 numra të plotë)
  • Numri (nga 1 deri  në 7 shifra)
  • Gjinia (mashkull ose femër)
  • Ngjyra

Pëllumbat e huaj do të lejohen të marrim pjesë përsa kohë janë raportuar në kohën e duhur   në Federatë dhe vetëm pasi të demostrohet pronësia e rregullt e tyre.

Neni 3. FUTJA NË ARKA DHE KOMISIONI I FUTJES NË ARKA

a) Komisioni qendror i futjes në Arka mblidhet në selinë e Federatës ,Grupit ose në një vend tjetër të miratuar nga Federata rreth një orë parë fillimit të proçesit. Ai pregatit vendin për një process sa më të rregullt dhe transparent. Është absolutisht e ndaluar që një person të fusi në arka pëllumbat e tij edhe nqs ky i fundit bën pjesë në komisjonin e Garave. Për rrespektimin e sa thamë më lart përgjegjës është Komisioni i Garave. Nuk lejohet të futen në arka pellumba me unaza  të manipuluara (të prera , të ngjitura etj) ose pa unazë.  Është detyrim i komisionit të Garave që të mos lejojë që kjo të ndodhë. Komisioni  njofton  shoqatën ose grupimin përkatës për ekzistencën e pëllumbave të tille. Rritesi që sjell në garë pëllumba me unaza të manipuluara do t’i nënshtrohet  masave disiplinore.

b) Lojtarët që luajnë me llastiqe duhet të shoqërojnë pëllumbat e tyre me një listë me numrat e unazave në krah të të cilave shënohen numrat e gominave. Në fund të fujtjes në arka lista me të dhënat për çdo rritës futen në zarfat përkates dhe vulosen.

c) Çdo Individ (shoqatë)  është i detyruar të sjelli në garë vetëm ato pëllumba të cilët i ka deklaruar në listën paraprake të garës së parë. Kjo listë dërgohet pranë drejtuesit të grupimit dhe ky i fundit ia dërgon federatës jo më vonë se 2 javë para fillimit të garës së parë.  Nqs nuk respektohet ky afat, konkurrenti  nuk merr pjesë në garë.

d) Në momentin e futjes së pëllumbave në garë çdo rritës është i detyruar të bëjë pagesën për pjesmarrjen në garë. Ajo është një kuotë fikse ,3.5 E për pëllumb, dhe në të pëfshihen shpenzimet për gjashtë hedhje.  Ajo bëhet në fillim të garës së parë për të gjithë pëllumbat që do të garojnë gjatë gjithë edicionit të garave. Kuoata mund të ndryshohet me vendim të  mbledhjes së kryetarëve (përfaqsuesve të grupeve). per garat e zogjve te rinj, kuota per pellumb eshte e njejte, por numri i hedhjeve ndryshon ne vartesi te pellumbave qe do te grumbullohen. (3 ose 4 hedhje).

e) Pasi ka mbaruar i gjithë procesi i futjes në arka , të gjitha arkat vulosen , plumçosen dyllosen, ose ndonjë mënyrë tjetër sigurie, që nga ky moment gjatë gjithë kohës së transportit deri në momentin e lëshimit.  Komisioni i Garës  është përgjegjës për  sigurimin e të gjitha kushteve të mundshme për një transport sa më komod deri në lëshimin e këtyre të fundit duke respektuar numrin e pëllumbave për kafaz  në raport me distancën ,kushtet klimaterike gjatë gjithë kohës që pëllumbat janë në kafaz. Pëllumbat pasi janë futur në arka, janë në dispozicion të grupit të shoqërimit i cili është pergjegjes  për të gjithë kohën e transportit deri në lëshim. Grupi i shoqërimit është përgjegjës për ushqimin dhe dhënien ujë të pëllumbave gjatë gjithë udhëtimit deri në momentin e lëshimit të pëllumbave.

f) Pëllumbat lëshohen në ditën, orën dhe vendin e caktuar. I gjithë procesi i lëshimit që nga prerja e plumçeve, fashetave, hapja e arkave, deri te kontrolli I arkave bosh filmohet dhe vihet në dispozicion të Komisionit të garës. Nqs në momentin e lëshimit kushtet atmosferike janë të pa përshtashme atëhere gara shtyhet për një orë. Nqs dhe pas një ore kushtet janë përsëri  të pa përshtatshme atëhere gara shtyhet për ditën tjetër. Nqs dhe ditën tjetër kushtet atmosferike janë përsëri të pa përshtatshme ,pëllumbat kthehen mbrapsh dhe gara quhet e pezulluar.

Neni 4 KOMISIONI I MBËRRITJES

a) Është e detyrueshme që Komisioni Qendror i Garave si dhe ato lokale të grupimeve të përdorin të njëjtën orë si në kryerjen e veprimeve ashtu dhe në hapjen e orave. Është e këshillueshme që të gjitha orat të sinkronizohen me një orë me Radio – frekuence ose orë satelitore  GPS e cila do te konsiderohet ora qendrore (ne rastin konkret ora e njesise qendrore GPS).

b) Çdo grupim vë në dispozicion një aparat celular tek i cili do të dërgohen të gjitha sms me të dhënat e pëllumbave të mbërritur. Ora dhe data e ketij  aparati duhet të jetë e sinkronizuar me atë të njësisë qëndrore. Gjithashtu të gjithë pjesmarrësit në garë janë të detyruar që të sinkronizojnë orët e aparateve celularë me të cilët do të nisin sms me atë të njesisë qëndrore. Sinkronizimi bëhet që në momentin e futjes në arka ose më vonë nga drejtuesi i çdo grupi.

c) Me të mbërritur pëllumbi , konkurrenti nis me sms të dhënat e pëllumbit. Sms duhet të përmbajë qartë dhe pa gabime dhe me hapsirë ndarëse nga njera –tjetra :

  • Nr e unazës të plote me simbolin dhe numrin përkatës. Për unazat me shtatë shifra duhet të shënohen të gjitha numrat. Për unazat me katër ose më pak shifra duhet të shënohet edhe viti i unazes. Kjo vlen edhe për pëllumbat e huaj.
  • Numrin e gominës
  • Kodin e gominës

Në rast se sms ka mangesi qoftë dhe të njerit nga komponentët e mësipërm ai do të quhet  i  pa vlefshëm dhe rezultati nuk do të shënohet në renditje.

d) Sms e dërguara pas orarit të mbylljes së garës nuk do të merren për bazë dhe nuk do të hidhen në data base. Nqs në kafaz vjen një pëllumb pa llastik ose pa chip ose chip-i nuk punon dhe ora nuk e rregjistron kohën e mbërritjes së pellumbit rezultati i këtij pëllumbi nuk do të merret parasysh.

e) Me tu deklaruar pëllumbi i mbërritur ai duhet të sigurohet që të mos dali nga kafazi dhe të mbahet në dispozicion për kontroll deri në orën 24.00 të ditës që mbyllet gara. Ne rast të mos ndjekjes së kesaj procedure konkurrenti mund të penalizohet  deri në perjashtim nga gara.

Neni 5  ORAT ELEKTRONIKE 

a) Pedanat duhet të jenë të vendosura jo më larg se 30cm nga vendi ku hyjnë pëllumbat në kafaz në mënyrë të tillë që ato të mos kenë mundesi të dalin jashtë kafazit deri në orën 24.00 të ditës që mbyllet gara.

b) Çdo rritës që ka orë elektronike duhet të ketë një listë ku të jetë shënuar numri i unazës dhe përkrah numri korrespondues i Chip-it. (coupling list) për të gjithë pëllumbat që do të marrin pjesë në të gjitha garat e sezonit. Sido që të jetë për çdo ndryshim të Chip-ave njoftohet Komisjoni dhe bëhen ndryshimet në listën përkatese.

c) Për çdo shkelje të bërë për sa thamë më lart të cilat mund të influencojnë në rezultatin e garave ,parashikohen dënime deri në përjashtimin nga aktivitetet për gjashtë muaj që nga momenti kur konstatohet shkelja.

Neni 6   LLOJET E SISTEMEVE ELEKTRONIKE

Sistemi  elektronik  zyrtar i konstatimit të pëllumbave në Federatën Shqiptare “Pëllumbat e postës 2003” është Benzing. Gjithashtu mund të përdoren edhe Sisteme të tjera sinjalizimi por me kusht që të jenë të shoqëruara me njesitë qëndrore përkatëse pa të cilat është e pa mundur të zhvillohet gara.

Neni 7 MBËRRITJJA E PËLLUMBIT TË PARË 

Pasi ka mbërritur pëllumbi i parë konkurrenti  që luan me gomina pasi ka dërguar me sms të dhënat e kerkuara sipas nenit  4 pika c, është i detyruar të njoftojë me telefon komisionin e grupit ose atë qendror për numrin e pëllumbit të mbërritur. Këtë detyrim e kanë edhe të gjithë rritësit me ora elektronike. Përjashtim mund të bëjnë vetëm ato lojtarë të cilët janë duke shoqeruar pëllumbat dhe nuk kanë mundesi të kenë person tjetër që ti presë pëllumbat.   Nqs konkurrenti nuk vepron si më sipër në rastin e parë merr vërejtje dhe në rast përsëritje skualifikohet nga gara. Është tërësisht e ndaluar të bëhet lajmërim i rremë.

Neni 8 UNAZAT E DYFISHTA  

Në disa gara të rëndësishme pëllumbave mund ti vihen dy gomina ndërsa pëllumbave me chip i vendoset një gominë shtesë. Në këtë rast sinjalizimi bëhet në këtë mënyrë:

  • Për pëllumbat me dy gomina: Të dhënat e njërës gominë dërgohen me sms për llogaritjen e kohës, ndersa të dhënat e gominës tjetër i njoftohen Komisionit me telefon . (nr gominës dhe kodin).Në rast se pëllumbi kthehet në shtëpi vetëm me një gominë konkurrenti duhet të njoftojë menjëherë komisionin i cili mund të kërkojë verifikime shtesë. Në të gjitha rastet konkurrenti është i detyruar të sjelli në komision gominën e dytë të çdo pëllumbi të mbërritur.
  • Për konkurrentet me pedana, të dhënat e gominës bëhen kur njoftohet për mbërritjen e pëllumbit të parë.

Neni 9 MBYLLJA E GARËS

a) Gara konsiderohet e mbyllur pasi kanë mbërritur 20% e pëllumbave të lëshuar. Në rast se ditën e lëshimit nuk kanë mbërritur 20% e pëllumbave gara rihapet ditën e nesërme dhe do të quhet e mbyllur pa diskutim në fund të ditës së dytë.

b) Orët zyrtare të hapjes dhe të mbylljes së ditës janë ato të paraqitura në Formularin e Normave Zyrtare. Ato mund të shtyhen vetëm me 30 min për orarin e lëshimit dhe 15 minuta për orarin e mbylljes nga orari i caktuar në normat zyrtare.

c) Në rastin e garave të distancave të gjata dhe kur pëllumbat kanë ardhur me vështirësi të gjithë konkurentet janë të detyruar të njoftojnë me telefon Komisionin e Garës për secilin pëllumb të mberritur. Kështu komisioni do të dijë me saktësi se sa pëllumba këne mbërritur. Zbatimii kësaj pike do të ndihmojë Komisionin e Garave për të caktuar momentin e mbylljes së garës.

Neni 10  DISTANCAT

Distancat maten në vijë të drejtë nga pika e lëshimit deri në secilin kafaz individual dhe kjo është kompetencë e Federatës. (me anë të programit kompiuterik duke matur koordinatat e secilit kafaz.) Metodat e tjera i njxjerrin distancat me përafersi dhe nuk mund të merren për bazë për asnjë llogaritje dhe nxjerrje rrezultati. Çdo konkurrent ka të drejtë të verifikojë tek Komisioni i garës koordinatat e kafazit të tij.Distancat për çdo garë janë ato të nxjerra nga federata  në listën e renditjes përfundimtare dhe asnjë e dhënë tjetër e nxjerrë nga burime të tjera nuk do të merret parasysh.

Neni 11  VENDNDODHJA E KAFAZIT

Çdo konkurrent është i detyruar të sinjalizojë kryetarin e grupit (dhe Federatën) brenda datës 31 Janar të çdo viti për vend ndodhjen e kafazit të tij. Kur një konkurrent ka  dy ose më shumë kafaze dhe distanca ndërmjet kafazit të dytë dhe atij të parë të cilit i janë matur koordinatat është më e madhe se 50 m, atëherë për këtë kafaz duhet të nxirren koordinata të reja. Ndryshime të mundshme të vendndodhjes së kafazit të cilat nuk janë sinjalizuar në kohën e duhur (31 Janar) mund të çojnë deri në pezullimin e konkurrentit nga gara. Gjatë nxjerrjes së koordinatave për çdo kafaz është e nevojshme prania e një anëtari të kryesise së grupit ose federatës.

Neni 12 KLASIFIKIMI DHE REKLAMIMET

a) Klasifikimi (renditja) duhet të bëhet menjëherë pasi kanë mbërritur 20 % e pëllumbave të lëshuar ose pas mbylljes së orarit zyrtar nga Komisioni i garës.

b) Pas mbylljes së orarit zyrtar të garës Komisioni i Grupit mblidhet dhe lexon të gjitha sms e dërguara nga konkurrentët në aparatin e lënë në dispozicion. Gjithashtu kontrollon dhe nxjerr të dhënat nga orat elektronike. Pasi janë nxjerrë të gjitha të dhënat si nga sms ashtu dhe nga orat elektronike, Komisioni përpilon një listë të detajuar të cilën ja dërgon Komisionit Qendror të garës. Ky i fundit bën perllogaritjet dhe nxjerr  fituesit përkatës të garës. Çdo anëtar ka të drejtë të verifikojë të dhënat e dërguara nga aparati i tij celular në aparatin e vënë në dispozicion. Të gjitha sms e dërguara në aparatin në dispozicion ruhen deri në fund të sezonit të garave. Kur kjo është e pamundur ato ruhen deri në garën e ardhshme.

c) Pasi ka mbledhur të gjitha të dhënat nga të gjitha aparatet dhe orat elektronike të të gjitha grupeve ,Komisioni nxjerr renditjen paraprake. Kjo renditje i vihet në dispozicion çdo komisioni grupi i cili ia vë në dispozicion çdo konkurrenti. Gjatë kësaj kohe çdo konkurrent ka të drejtë të kontrollojë nëse atij i janë hedhur të gjitha të dhënat në rregull si dhe të bejë konstatimet përkatese. Komisioni shqyrton të gjitha vërejtjet e bëra deri  72 orë pas daljes së renditjes paraprake. Pas këtij afati nuk merren parasysh asnjë ankesë. Brenda 2 ditëve pas mbylljes së afatit të ankimimit, Komisioni nxjerr renditjen përfundimtare për garën përkatëse. Lista me renditjen  përfundimtare nuk ndryshon më për asnjë lloj arsyeje.

d) Renditja bëhet sipas shpejtësisë së pëllumbit në metra për minutë. Llogaritja e shpejtësisë bëhet duke pjestuar distancën  në km deri në dy shifra pas presjes dhjetore me kohën në minuta  e sekonda deri në dy shifra pas presjes dhjetore. Kur dy pëllumba kanë të njëjtën shpejtësi veprohet si më poshtë:

  • kur dy pëllumbat i përkasin të njëjtit konkurrent ,pëllumbi i parë del ai që është shënuar më parë në sms.
  • kur pëllumbat i përkasin konkurrentëve të ndryshëm ,atëherë përparësi i jepet atij që ka distancën më të madhe.

Neni 13. DISPOZITA MBI PWRMBAJTJEN E RENDITJES SW GARAVE

Renditja e të gjitha garave duhet të përfshijë pa tjetër të dhënat e më poshtëme.

a) Titulli

  • Vendin e lëshimit. (kooerdinatat e vendit të lëshimit.
  • Llojin e klasifikimit (shoqatë grup nacional)
  • Datën e lëshimit
  • Orën e lëshimit
  • Numrin e pëllumbave pjesmarrës nga ku do të nxirret shuma 20%
  • Numri i rritësve (kafazeve)

b) Lista e renditjes së gjithë pëllumbave të deklaruar.

  • Vendi që ka zënë pëllumbi
  • Simboli ,numri, dhe viti i unazës
  • Gjinia, dhe ngjyra e pëllumbit
  • Ora e mbërritjes
  • Distanca nga pika e lëshimit
  • Shpejtësia e llogaritur në metra për minutë

Neni 14 MOS LËSHIMI I PËLLUMBAVE

Në  pamundësi  për ti lëshuar pëllumbat në vendin e përcaktuar, gara do të jetë e vlefshme për të gjithë konkurrentet nëse distanca nga vendi i ri I lëshimit deri në mbërritje është  e përafërt me distancën e caktuar më parë. Vendi i lëshimit mund të ndryshohet vetëm për arsye të cilat ndihmojnë mbarvajtjen e garës. Këto ndryshime bëhen në mbledhejen e fillim vitit të kryesisë.

Neni 15  KONTROLLI I KAFAZIT

a) Sipas kësaj rregullore Komisioni i Grupit (dhe i Federatës) ka të drejtë të organizojë here pas here, nëpërmjet të dërguarve të saj, kontrolle nëpër kafazet e rritësve për pëllumba të huaj. Në rast refuzimi nga ana e konkurentit  vihet menjëherë në dijeni  Kryesia e Federatës  e cila merr masa deri në përjashtimin e konkurrentit nga garat.  Në rast se në kafazin e rritësit gjenden pëllumba të cilët i përkasin rritësve të tjerë pa miratimin e këtyre të fundit, atëherë ai mund të përjashtohet deri në 1 vit nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga Federata.

b) Verifikimi I pëllumbave që vijnë nga gara. Çdo konkurrent është i detyruar të mbajë në dispozicion të Komisionit të garës  dhe të demostrojë  të gjithë pëllumbat e mbërritur deri në orën 24.00 të ditës së mbylljes së garës. Është e ndaluar që konkurrenti të nxjerrë jashtë  kafazit pëllumbat e tij ditën që priten të vijnë pëllumbat.

Neni 16  REZERVA

Për gjithçka që nuk është e parashikuar në këtë rregullore do të merret opinioni dhe mendimi i përfaqsuesve të Grupeve.

Kryetari                                                                   Sekretari

Kujtim Beqja                                                       Arjan Kristani